“Bombat”, Janakievski dhe Jankulloska, plan për të penguar votuesit shqiptar

0

Rreth 90 biseda të përgjuara u dëgjuan sot në sallën e gjyqit gjatë seancës për Titanikun, lëndë për parregullsitë zgjedhore në vitin 2013. Në një nga bisedat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankulovska flasin për ardhjen e dy aeroplanëve me votues shqiptarë në Ohër dhe përgatisin strategji se si t’i pengojnë ata të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ata kanë menduar që t’i nxjerrin ngadalë udhëtarët apo t’i mbajnë më gjatë në pistë. Pas kësaj, Janakievski bisedon me një punonjës të kompanisë TAV, i cili i thotë ish-ministrit se është më mirë që “kontrolli i fluturimit t’i mbajë në ajër më gjatë në qiell “. Në një bisedë tjetër, ish ministrat e transportit dhe lidhjes dhe ajo e policisë japin propozime të tjera. Janakievski thotë të bëhet një aksident në rrugën për në Kërçovë, ndërsa Jankulovska jep ide që të përmbyset një kamion me rërë, sepse në votim do të shkojnë me makina. Gjykimi u ndërpre me kërkesë të të akuzuarit Ilija Dimovski, i cili kërkoi që të marrë pjesë  në një komision parlamentar. Vazhdimi i seancës u caktua më 24 tetor./ALSAT-M/