SHEKERINSKA: Opozita kërkon zgjedhje, por jo sivjet

0

Është fakt se për opozitën kërkesë e vetme është të ketë zgjedhje, por të mos jenë këtë vit. Të shmangen zgjedhje të shpejta dhe të shmanget ballafaqimi i tyre me realitetin. Nëse nuk ka zgjidhje të disa prej problemeve të cilët qytetarët presin t’i zgjedhim, atëherë zgjedhjet ndoshta janë zgjidhja e vetme.

Këtë e deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” në Shkup, ku iu drejtua gjeneratës së re të kadetëve të vitit akademik 2018/2019.

Në pyetjen nëse do të ketë Qeveri teknike, Shekerinska ka thënë se do të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, ku qëndron se në rast të zgjedhjeve të parakohshme mes vendimit të Kuvendit për të shkuar në zgjedhje dhe mbajtes së zgjedhjeve janë deri në 60 ditë.

Ministrja ka thënë se Qeveria pasdite do të mbajë seancë me pikë të vetëm të rendit të ditës, propozim për qasje të ndryshimit të Kushtetutës për ndryshim dhe plotësim të Kushtetutës së RM-së dhe ka thënë se nuk dëshiron të jep paraprakisht informacione që më vonë do të ndahen me të gjithë.

“Qëllimi jonë është ky proces të jetë i suksesshëm. Punojmë dhe tregojmë me vendime konkrete se interesat e Maqedonisë nuk janë prioritet. Shpresojmë, presim dhe kërkojmë që ajo të vlejë për të gjithë partitë politike dhe të zgjedhurit e popullit nga qytetarët”, ka thënë Shekerinska, njofton MIA.

Ajo ka shtuar se Maqedonia në vitin 2015 dhe 2016 sipas raporteve të OSBE/ODIHR dhe raportet e KE-së ka qenë shtet i robëruar ku gjitha zgjedhjet ishin më të këqija se ato paraprake.

“Zgjedhjet në 2016, zgjedhjet lokale në 2017 ishin vlerësuar si zgjedhje që e kthyen besimin tek qytetarët e RM-së në procesin zgjedhor. Dhe, askush më nuk flet për shtet të robëruar, askush nuk flet më për presione, tërheqje për veshë dhe epitete tjera që kishim rast këtyre ditëve t’i dëgjojmë”, ka thënë Shekerinska dhe ka shtuar se kërkesat për zgjedhje nuk kanë ekzistuar në 2006, nuk kanë ekzistuar në 2008, as edhe në 2011.

Këto kërkesa, siç ka shtuar Shekerinska kanë ndodhur atëherë kur një grup njerëzish vendosën të sjellin vendim në emër të qytetarëve në vend të tyre, kur vendosen të robërojnë shtetin dhe institucionet dhe nuk ishte përshtypje dhe mendim i opozitës, por i gjithë vëzhguesve të huaj dhe vendor.