Veseli: Drenica tash e tutje do të jetë Meka e shqiptarëve

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fillimin e fjalimit të tij, ka përshëndetur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi duke përkujtuar bashkëluftëtarët e rënë në luftë.

Veseli ka thënë se Thaçi me shumë të tjerë ishin pushkët e para që luftuan ndaj Serbisë, raporton Indeksonline.

 

 

Më poshtë pjesë nga fjalimi i Veselit:

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka shënuar fitoren e parë në luftë me komandantin Adem Jashari dhe Abedin Rexha.

Komandant Kapuqi të cilin e kanë njohur të gjithë, ka qenë hero i vërtet dhe nuk ka pasur vend ku Mujë Krasniqi nuk ka qenë aty, për ti thënë jo kufijve mes shqiptarëve.

Kjo edhe është arsyeja pse sot nuk kemi kufij mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kudo që kanë jetuar shqiptarët, kanë ardhur djem trima nga Londra e mbarë bota, e sot ka edhe djem të fortë që kanë mbetur gjallë e që ishalla nuk u vjen rasti me luftu prapë kundër Serbisë.

Duhet të jemi më të bashkuar mes vete, duhet të punojmë më shumë të ecim përpara dhe Kuvendi po punon e është çështje dite që të kemi ushtrinë tonë shumë shpejt.

Përshëndes për këtë edhe ministrin e Mbrojtjes që është bashkëluftëtar i yni.

Drenica do të jetë tani Meka e shqiptarëve, sepse dikur ishte kolos i vendit.

Urime edhe ky monument i lirisë së Kosovës. /Indeksonline/

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve në Marinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve në Marinë

Posted by IndeksOnline on Friday, October 5, 2018