Haradinaj: Ua kemi borxh dëshmorëve që ta ruajmë territorin e Kosovës

0

Kryeministri i Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se lufta për liri është e shenjtë se se populli jonë u ka për borxh shumë dëshmorëve të rënë për liri.

Këtë e ka thënë në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit memorial të heronjve dhe dëshmorëve në Marinë.

 

 

Haradinaj ka theksuar se në borxhin e dëshmorëve hyn edhe ruajtja e territorit prej të gjithëve.

“Populli jonë i ka borxh shumë dëshmorëve, e borxh i kemi të gjithëve. Ne u kem borxh me forcu lirinë, me forcu shtetit, me u forcu në ekonomi, me ruajt territorin e Kosovës dhe me bë të pa prekshëm prej askujt, qoftë ai këtu me ne qoftë tjetër kun.

Të gjithëve na pëlqen rritja jon por nuk mundet mu prek ajo që e kemi mbërri me gjak.

Lavdi të rënëve për liri.” u shpreh Haradinaj./Indeksonline/