FOTO/Ramiz Merko ndryshon pamjen e qytetit, tashmë rradhën e ka hyrja e Strugës!

0

Falë një investimi që po bën Komuna e Strugës, për rrugën hyrse, pritet që kjo e fundit të marri një pamje tjetër. Mungesa e investimit prej vitesh e kishte kthyer këtë aks të rëndësishëm në një rrugë jo dinjitoze për qytetin. Por kryetari Merko në vazhdën e investimeve në qytet, vendosi që dhe rruga hyrse e Strugës ti nënshtrohet një ndërtimi të ri dhe me standarte.
Pas investimeve në periferi apo dhe brënda në qytet që tashmë kanë përfunduar, punimet në rrugën hyrse kanë filluar intesivisht dhe priten të përfundojnë në një kohë të shkurtër.
Ky investim do ti japi frymarje dhe lehtësi të madhe mjeteve që do duan të hyjnë apo dalin nga Struga, gjithashtu nga ky investim pritet të krijojë lehtësi në trafik./Strugalajm.org