Gazifikimi, OJQ-të dhe pushteti nuk gjejnë gjuhë të përbashkët

0

Organizatat qytetare kundrejt pikëpamjeve të qeverisë, nuk lëshojnë pe asnjëra palë. As debati i dytë mbi ndërtimin e gazsjellësit kryesor, i cili është planifikuar të kalojë përmes Vodnos, nuk dha rezultate. Pushteti lokal dhe qendror dhanë shembuj se në botë ndërtohet në vende të mbrojtura. Por, ata thonë se duhet besuar analizave shkencore profesionale, që janë më relevante, dhe në këtë rast ata kanë treguar se ndërtimi i gazsjellësit do të dëmtojë mjedisin.

Danimarka ka 13% të bregdetit në Evropë. Pyje kanë 0.09%, nga sa ka pyje në Evropë, por në bregdet vijnë 40 milionë turistë ndërsa në pyjet 70 milion turistë. Pse? Sepse kanë ndërtuar objekte që ofrojnë shërbime- tha Jani Makraduli, zëvendës ministër i Mjedisit Jetësor.

Çdo trase e re do të ketë patjetër një ndikim më të madh dhe më të drejtpërdrejtë në mjedisin jetësor në Shkup, sesa aktualja që kalon përmes Vodno- tha BAJRAM REXHEPI- DREJTOR I REM.

Shoqatat ekologjike nuk tërhiqen nga qëndrimet e veta. Ata thonë se nuk do të lejojnë që puna ndërtimore të vazhdojë në një zonë të mbrojtur. Ata u kërkuan autoriteteve që menjëherë të gjejnë një zgjidhje alternative.

Prerje të druve mund të ketë kudo, por po flasim për një park-pyll të mbrojtur. Vodno është e mbrojtur, nëse Ligji është i vlefshëm ose i pavlefshëm, është puna e institucioneve qeveritare që duhet ta zgjidhin atë. Manipulimi është se ligji ka skaduar, por sinqerisht çfarëdo ligji që të miratohet, të gjithë jemi të vetëdijshëm se park pylli Vodno do të jetë zonë e mbrojtur- u përgjgj TATJANA MIJALKOVA- SHOQATA QYTETARE “E DUA VODNON”.

Ne po flasim për një lloj gazifikimi të shpejtë që sigurisht se nuk do të ndodhë shpejt. Para së gjithash, duhet t’u sigurojmë njerëzve nga zonat rurale një lidhje që kushton shumë, rreth 800 euro për momentin, ndërsa pajisjet që duhet blerë kushtojnë 1500 euro dhe ata kanë pajisje të plota në shtëpi për tu ngrohur me dru, dhe nuk shoh se në të ardhmen e afërt ata do të pushojnë së përdoruri këtë mënyrë të ngrohjes- thekoi ANDEJA JANKOV- SHOQATA CIVILE “E DUA VODNON”.

Për më shumë se një muaj, puna ndërtimore në Vodno është ndalur .Gazsjellësi kryesor është duke pritur epilogun e negociatave. Gazsjellësi është planifikuar të kalojë përmes Vodnos dhe të arrijë në Gostivar dhe Tetovë.

Ile Petrevski