Arben Labenishti ofendon rëndë rinistët e Lëvizjes Besa

0
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-26 20:54:58Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Sot që në orët e mëngjesit dr. Arben Labënishti nuk ka duruar dhe i ka replikuar në rrjetin social fejsbuk, shkrimit të fundit të rinistëve të Lëvizjes Besa – Strugë , në shkrimin e tij dukej se ai ofendon ata duke i thënë janë pa mënd në kokë.

Dje një pjesë e madhe e rinistëve të Lëvizjes Besa – Strugë kishin takim dhe ata vendosën që javën e ardhshme të dalin me një konferencë të përbashkët e duke i sqaruar opinionit pse janë të zhgenjyer nga dr.Arben Labënishti , ku ky i fundit nuk duroi gjatë ku i replikoi me një ofendim në rrjetin social.

Ai në rrjetin social shkruan: “Gjëja më e çmuar tek njeriu është mendja. Puna që nuk të bën të pendohesh është puna e drejtë dhe e pastër”
Të gjithë kanë mbetur me gojë hapur ndaj reagimit dr.Arben Labënishtit, nga Forumi Rinor i Lëvizjes Besa thonë se kjo vërteton se ai në publik dëshiron të paraqitet si “Evliya” por në realitet nuk është ai.
“Ne nuk do bëjmë reagim aq të ulët sa z.Arben Labënishti, por do shpalosim të vërtetën që populli është dashur të dijë, ku personi në fjalë para publikut paraqitet si “Evliya” por në të vërtet disa të afërmit e tij qarkullojnë miliona” – Forumi Rinor i Lëvizjes Besa – Strugë