Objektiva për referendumin 2018: Bota e përkrah Maqedoninë

0

Maqedonia merr mbështetje dhe ndihmë nga të dyja aleancat më të mëdha dhe më të forta në botë, NATO dhe BE. Bota e njohu ndryshimin dhe na dha një shans si kurrë më parë. Marrëveshja hapi dyert për anëtarësimin tonë të plotë në NATO dhe fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE, u theksua në deklaratat e djeshme nga zyrtarët qeveritarë, kryesisht, nga ministra.

Shtetet anëtare të dy aleancave më të mëdha, siç theksojnë ata, duan ta shohin Maqedoninë të barabartë, me të drejtën e votës në familjen e shteteve demokratike perëndimore.

ЕУ НАТО

Duke iu bashkuar këtyre aleancave bëhemi pjesë e familjeve që garantojnë të ardhmen tonë të qëndrueshme dhe të sigurt.

NATO dhe BE janë familje të partnerëve të përbashkët që garantojnë të ardhmen e fëmijëve tanë.

Kjo përkrahje, siç thonë mbështetësit e reformave, është njohur për punën tonë të dedikuar për më shumë se dy dekada.

Maqedonia, siç thonë ata, është e gatshme të japë një shembull pozitiv në rajon dhe bota e vlerëson këtë.

Së bashku, thonë ata, ne po punojmë që Republika e Maqedonisë të bëhet yll në Ballkan, të jetë një shpresë e re e madhe për rajonin dhe Evropën.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në asnjë rast nuk duhet të humbasim këtë mundësi historike, nuk duhet të lejojmë që të mos jemi pjesë e këtyre proceseve historike.

“Si qytetarë të Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh se cilës parti dhe kombësie i përkasim, pa marrë parasysh se çfarë besojmë, nuk do ta humbasim mundësinë që të jemi një brez që do ta çojë Maqedoninë në NATO dhe në Bashkimin Evropian”, tha Spasovski dje në një takim me qytetarët e komunës së Butelit në Shkup.

Ardhja e liderëve evropianë që vizitojnë vendin, thotë Spasovski, është një konfirmim dhe mirënjohje për punën e përkushtuar, se Maqedonia ka bërë përparim në reformat dhe ka treguar se dëshiron të ecë përpara dhe bota i hap dyert për Maqedoninë.

еу и македонија

Mbështetja është e drejtpërdrejtë nga liderët botërorë. Këtë javë në mbështetje direkte të zhvillimit të Maqedonisë vijnë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, kancelari i Austrisë, Kurc dhe kancelarja e Gjermanisë Merkel.

“Këshilli e mbështet Maqedoninë dhe kjo këto ditë është bërë e dukshme dhe e qartë. Në një vit për herë të parë na ndodh që sekretari i përgjithshëm i NATO-s ta vizitojë  vendin tonë i cili akoma nuk është anëtare e Aleancës. Në dy ditë do t’i kemi kancelarët e Austrisë dhe të Gjermanisë për vizitë në Maqedoni. Kjo tregon se bota me të vërtetë e vlerëson atë që po ndodh në Republikën e Maqedonisë dhe jep mbështetje të fuqishme për dy qëllimet tona strategjike anëtarësimin në BE dhe në NATO”, theksoi dje ministrja Shekerinska.

Радмила Шекеринска

Sipas saj, bota jep mbështetje vetëm nëse dihet se çfarë dëshirohet, ndërsa kjo siç tha, Maqedonia vitin e kaluar tregoi se nuk po e kërkojmë mbështetjen e tyre vetëm me fjalë pa rezultate.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga Kriva Pallanka porositi se nëse jemi përgjegjës duhet Maqedoninë ta bëjmë evropiane dhe të ketë punë edhe në kufijtë tanë, në qytete dhe fshatrat tona.

“Kjo është përzgjedhja që duhet ta bëjmë më 30 shtator, të ngrihemi dhe të debatojmë kush është më efikas, më i ndershëm, kush ka vizione më kreative, ajo që në të vërtetë u duhet qytetarëve. Të mos debatojmë për këtë, sepse nuk e di kur dhe nëse do të ketë tren tjetër, ndërsa varet nga gjithë ne e ardhmja e Maqedonisë dhe e ardhmja e qytetarëve tanë”, shtoi Dimitrov.

Kryeministri Zoran Zaev është i bindur se së bashku më 30 shtator do të marrin vendim të drejtë, me të cilin do ta sigurojmë të ardhmen e Maqedonisë evropiane dhe do ta porosisim botën që na mbështet fuqishëm se jemi fuqimisht të përcaktuar për integrim në BE dhe NATO.

Liderët botërorë për Maqedoninë thonë se është kthyer në rrugën e vërtetë, se kanë vërejtur lidership dhe inkurajim tek kjo gjeneratë e qytetarëve të Maqedonisë.

Maqedonia ka arritur progres në reformat dhe tregoi se dëshiron të ecë përpara, bota i hap dyert. Duam që të keni sukses.

Заев

Shikojmë ndryshim pozitiv dhe ndjesi të ripërtërirë të optimizmit, transparencës, energjisë dhe shpresës. Ju presim në NATO dhe BE.

Maqedonia mori mbështetje edhe nga Danimarka në integrimet euroatlantike. /MIA