ANALIZE: Struganët mendim Për (PRO) Referendumint që do të mbahet në 30 Shtator!

0

ANALIZE: Struganët mendim Për (PRO) Referendumint që do të mbahet në 30 Shtator!

 

Qytetarët e Strugës janë PRO Referendumit që do të mbahet në muajin Shtator të këtij viti. Duket se Struganët e kanë kuptuar vlerën e vërtetë që ka ky Referendum, për hecurinë e Maqedonisë drejt antarsimit në NATO dhe BE.
Strugalajm.org shpalli një sontazh me pyetjen “  Ju do të votoni PRO apo KUNDER në referendumin që do të mbahet në muajin Shtator ?
Rezultati I sontazhit në pëfundim doli në shifrat (81% PRO) dhe (19% Kundër)

Para pak orësh LSDM-ja, BDI-ja, PDSH-ja, Aleanca për Shqiptarët, Besa si edhe dy deputetë të pavarur ose gjithsej 71 deputetë, kanë konfirmuar pjesëmarrje aktive në fushatën publike për referendumin.
Paqartësi për fushatën e Referendumit në këto momente ka vetëm VMRO DPMNE e cila nuk ka dhënë një reagim zyrtar për pozicionimin e rolit të saj në fushatën e referendumit.
Struga duket se do ketë një rezultat tepër të bindëshëm në votim në mbështetje të referendumit. Gjithashtu strukturat e partive në Strugë edhe pse janë kundështare këtë hërë do lobojnë për të njëjtin qëllim. Nëse Referendumi që do të mbahet në shtator rezulton pozitiv është një hap galopant drejt antarsimit në organizatat ndërkombëtare si NATO dhe BE!/Strugalajm.org
Përgatiti :Gazetar Armand Braho