1 Vit Strugalajm.org, ja sfidat dhe risitë!

0

Një vit më parë Strugalajm.org u themelua nga një grup gazetarësh profesionist me ambicje dhe të përkushtuar. Për një vit me rradhë ky portal kaloi sfida të mëdha për të hyrë në tregun mediatik në Strugë, një mision tashmë I plotësuar.
Vetëm në pak muaj Strugalajm.org ja arriti të tërheqi mijra lexues dhe ndieksa të cilët tashmë e frekuentojnë rregullisht këtë media elektronike.

Mbështetje tepër të madhe për këtë portal kanë dhënë sopnsorat të cilët nëpërmjet reklamave kanë mundësuar fonde për zhvillimin e portalit. Në këtë moment në Strugalajm.org numërojnë rreth 40 sponsora, nga Struga dhe Shqipëria.
Madje 3 projekte të fituara nga Qeveria dhe Komisioni Europian janë dëshmia e suksesit të një viti!
Veç se një portal I ri, portali I Strugës mundësoi të sillte një sërë risi të cilat do të konkuroni me dinjitet portalet e tjera që operojnë në Strugë.
Disa nga risitë janë: Transemtimi live I evenimenteve dhe aktiviteteve në Strugë dhe më gjërë.
Përciellja e kronikave special në kuadër të festave të ndryshme nga Livestream I krijuar nga një staf profesionistësh. Kronikat investigative për qytetin e Strugës. Intervista me figura të njohura dhe personalitete, madje dhe një sërë risish të tjëra.

Sic u përmënd më lartë Strugalajm.org ka një sërë degësh ku e orjenton gazetarinë, konkretisht Aktualitet, kronikë, vendi, rajoni, bota, Strugë dhe më e suksesshmja dega e investigimit. Në degën e investigimit Strugalajm.org ja ka dalë të zbuloj plot afera dhe shkelje të ndryshme duke I faktuar me argumente dhe prova.
Normalisht që pas nxierjes së këtyre aferave, jo pak herë Strugalajm.org ka qënë në vemendje dhe në krye të sulmeve apo dhe trysnisë për censurim të tij, por nga profesionalizmi I stafit këto kërcënime nuk kanë zbehur apo ulur performancën e portalit.

Megjithëse edhe gazetarë të këtij portal janë sulmuar personalisht, ata nuk janë stepur për të vijuar misionin e tyre .
Viti I dytë I Strugalajm.org do të sielli zgjerim të stafit më të paktën dy gazetar të rinj, që do të rrisin ndieshëm performancën ne portal. Nëpërmjet një plani të detajuar ky portal do të sielli përsëri risi të reja vitin e dytë të tij.
Nuk ka dyshim në dy vitet e ardhshme Strugalajmi do të jetë media kryesuese në Strugë!
Sigla për këtë vit do të jetë “Lajmi kalon nga ne!”

Me përhulje të thellë për të gjithë ndieksit që kanë mbështetur Strugalajm.org

Stafi I portalit