Ilir Kulla falenderon Ramiz Merkon për mbështetjen ndaj Prof. Luan Hajdaragës!

0

Analist dhe eksperti i sigurisë, Ilir Kulla ironizon mesazhet e disa deputetëve socialist, të cilët kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mikut të tyre, Luan Hajdaraga.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Kulla shkruan se këta që bëjnë si të dhimbsur sot, e lanë rrugëve pavarësisht se kanë 5 vjet në pushtet, ndonëse ishte anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS.

“Iku një mik i mirë! Këta që bëjnë sikur i dhimbet sot e lanë rrugëve paçka se kanë 5 vjet në pushtet ndonëse ishte anëtar i Asamblesë Kombetare të PS. Duke qenë dinjitoz pavarësisht mbipeshës e shëndetit të komplikuar ai merrte veturën dhe shkonte nga Tirana në Struge çdo javë për të dhënë leksione falë mundesisë që i kishte krijuar Ramiz Merko. Në një nga këto dite teksa drejtonte veturën në kufi pesoi iktusin që me vonë i mori jeten. Lëreni të pushojë i qetë Laken, të paktën tani sesa ishte i gjalle as një kafe nuk i jepnit pa lëre gjë tjeter”, ka shkruar ai.