Kalime të reja nga ASH-ja në PDSH. Ja emrat

0

Në vazhdën e aderimeve të reja dje në radhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) kaluan një numër i konsiderueshëm i strukturave dhe aktivistëve nga dega e Aleancës (ASH) – Karshiakë, njofton kjo parti.

Personat të cilët kaluan në radhët e PDSH-së janë: Muarem Imeri, sekretar i degës në Karshiakë, Sulejman Agushi kryetar i nëndegës Studenican, Sali Iseni, anëtar i degës dhe Nusret Aziri, nënkryetar i nëndegës në Studeniçan, si dhe shumë aktivistë të tjerë.

“Këto kalime trasojnë edhe më shumë rrugën e drejtë të Partisë Demokratike Shqiptare dhe i japin fund grupacionit të ASH-së në Studeniçan”, theksohet më tej në kumtesën e PDSH-së.

Partia Demokratike Shqiptare e përshëndet këtë veprim të këtyre personave dhe fton të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike që të rreshtohen pas “Marrëveshjes politike” që e propozon PDSH-ja dhe lideri i saj Menduh Thaçi