E mërkurë, kohë e paqëndrueshme me kthjellime dhe vranësira

0

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga  periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë  mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

Dita e mërkurë, 25  korrik  moti do të vazhdojë  i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira përgjatë vijës bregdetare , ndvrsa mesdita sërish do të rikthjejë reshjet e shiut në zonat e ulëta dhe zonat malore e qëndrore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës  3-4 me lartësi  vale 1,0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         14/27°C
Zonat e  ulëta           19/31°C
Zonat  bregdetare    20/32°C