Qeveria greke shpall 3 ditë zie, zjarri i tmerrshëm ka vrarë të paktën 60 njerëz

0

“Është një natë e vështirë për Greqinë,” tha kryeministri Alexis Tsipras. Ai dukej i zbehtë pasi u kthye nga një vizitë në Bosnje. Kryeministri shpalli një periudhë tre-ditore zie.
Zjarret që u përhapën nëpër zonën rreth Athinës vranë të paktën 60 njerëz, thanë zyrtarët, duke përfshirë fëmijë të gjetur të lidhur në një përqafim të fundit me prindërit ndërsa përpiqeshin të iknin nga flakët.
Situata e fundit ishte më e keqja për Greqinë që nga zjarret që shkatërruan gadishullin jugor të Peloponezit në gusht 2007, duke vrarë dhjetëra. Flaka shpërtheu në Mati vonë të hënën pasdite dhe vazhdon ende në disa zona.

Ekipet e emergjencës gjetën një grup prej 26 viktimash, disa prej të cilëve të rinj, të shtrirë afër së bashku në majë të një shkëmbi me pamje nga plazhi.
“Ata ishin përpjekur të gjenin një rrugë shpëtimi, por fatkeqësisht këta njerëz dhe fëmijët e tyre nuk e bënë atë në kohë. Instinktivisht, duke parë përfundimin, ata u përqafuan, tha për Sky TV, Nikos Ekonomopoulos, kreu i Kryqit të Kuq të Greqisë.
Anijet e rojeve bregdetare dhe anijet e tjera shpëtuan pothuajse 700 njerëz që kishin arritur të shkonin në bregun e detit dhe nxorën nga deti edhe 19 të mbijetuar por edhe katër trupa të vdekur, tha roja bregdetare.
Një fotograf Reuters pa të paktën katër të vdekur në një rrugë të ngushtë të bllokuar me makina që shkonin në një plazh.
“Banorët dhe vizitorët në zonë nuk shpëtuan në kohë edhe pse ishin pak metra larg nga deti ose në shtëpitë e tyre”, tha zëdhënësja e zjarrfikësve Stavroula Maliri.
Në total, të paktën 60 njerëz vdiqën, tha Evangelos Bournous, kryebashkiaku i Rafina-Pikermi.
Ishte e paqartë se sa njerëz mbetën të pagjetur, pasi anijet e rojes bregdetare kërkuan plazhet për të gjetur ndonjë të mbijetuar të mbetur, me spitalet ushtarake në alarm të plotë, tha një zëdhënës i qeverisë.
Një nga viktimat më të reja mendohet të ishte një fëmijë 6-muajsh i vdekur nga tymi thanë zyrtarët. Nga 156 personat e lënduar, 11 ishin në kujdes intensiv, shtuan ata.
Mati, 29 km në lindje të kryeqytetit, është një vend i preferuar për pushuesit grekë, veçanërisht pensionistët dhe fëmijët në kampe.
Brigada e zjarrit e Greqisë tha se intensiteti dhe përhapja e zjarrit në Mati u ngadalësua të martën pasi erërat u ndërprenë, por ende nuk ishte plotësisht nën kontroll. Shërbimi u kërkoi banorëve të raportonin për të afërmit dhe miqtë e humbur.
Tymi i bardhë u ngrit nga zjarret që digjeshin në pjesë të Matit sot në mëngjes. Makinat e djegura ishin të shpërndara ndërsa ndërtesat tre dhe katër katëshe bartnin shenja të dëmtimit të zjarrit.