FOTO/ Kapet në Holandë mbi 1 ton kokainë e fshehur mes peshkut, në pranga edhe një shqiptar

0

Një sasi e madhe droge prej 1125 kg kokainë, është kapur në Roterdam. Sipas informacioneve, droga mësohet se ishte transportuar nga Ekuadori, ndërsa janë arrestuar 6 persona me kombësi të ndryshme, ku ndër ta edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Të gjashtë u arrestuan në Zaandam dhe do të përfshiheshin në mbledhjen e drogës, raporton Shërbimi i Prokurorisë Publike.

Pas disa informacioneve, kokaina u zbulua në Roterdam më 6 korrik në një automjet me peshk të ngrirë nga Ekuadori. Shërbimet e hetimit FIOD dhe doganat kanë hetuar origjinën dhe destinacionin e drogës në dy javët e fundit, dhe mësohet se vlera e drogës arrinte në 22 milionë euro me shumicë.

Automjeti do të transportonte peshk të ngrirë për një kompani në Zaandam.

Kur automjeti mbërriti të premten në kompaninë në Zaandam, policia bëri një bastisje. Personat e arrestuar, janë kapur në flagrancë teksa po hapnin kutitë për të marrë sasinë e drogës.