Azilkërkuesit shqiptarë në Francë, policia i zbon nga trualli komunal

0

Shqiptarët që jetonin në lagjen e varfër të Lidlit të vjetër, në rrugën “Rue des Deux-Esteys” në Francë, u vendosën në truallin komunal, përpara se të dëboheshin.  Por, policia ndërhyri natën e së enjtes në truallin komunal pasi një grup shqiptarësh që jetonin në lagjen e varfër të në rrugën “Rue des Deux Esteys”ishte vendosur pa autorizim.

Trualli i blerë nga komuna ishte parashikuar për një kopsht fëmijësh, i cili në muajin shtator pritet të zgjerohet, shkruan “Sud Ouest”, përcjell Albinfo.ch. Pasi nuk ka pasur derë, terreni i ka lejuar shqiptarët të hyjnë aty. Asaj nate, pak pas mesnatës, rreth dyzet shqiptarë kanë qenë duke pritur në rrugë, përgjatë rrugës së tramvajit C.

Pas ndërhyrjes, Policia dhe organet komunale kanë qëndruar edhe më tej në vendngjarje për të shmangur prishjen eventuale të rendit ndërsa shqiptarët, janë kthyer sërish në vendin e mëparshëm duke i marrë automjetet dhe gjësendet e tyre.