Rumania jep mbështetje për aspiratat euro-atlanike të Republikës së Maqedonisë

0

Kryeministri Zoran Zaev u takua me Kryeministren rumune Viorica Dançila dhe delegacionin e qeverisë rumune në kuadër të vizitës njëditore në Sofje.

“Kryeministrja Dançila shprehu mbështetje të fortë për aspiratat euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë drejtim tha se Rumania, si kryesuese e Bashkimit Evropian që nga janari i vitit 2019, mbetet e përkushtuar të mbështesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi angazhimin e vendosur që Rumania duhet të ndihmojë Republikën e Maqedonisë me asistencë këshillimore dhe teknike në procesin e para-aderimit”, thonë nga konferenca e shtypit të Qeverisës së Republikës së Maqedonisë