Aksident në Librazhd, humb jetën qytetari nga Maqedonia!

0

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Përrenjas-Librazhd.

Një makinë mësohet se ka ndodhur në hyrje të urës së Bushtricës.

Viktima është një qytetar nga Maqedonia, i cili ishte duke drejtuar një motor.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Policia e Elbasanit e ka identifikuar viktimën e aksidentit të fundit rrugor që ndodhi pikërisht sot. Ai quhet Zyrdi Hasani, 60 vjeç, nga Gostivari i Maqedonisë.

Policia tha se në aksin rrugor  Prrenjas-Librazhd, te vendi i quajtur “Ura e Bushtricës”, mjeti motoçiklet me targa  GV 3425 AD  me drejtues shtetasin  Zyrdi Hasani 60 vjeç, banues në Gostivar Maqedoni, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së motoçikletës nga rruga është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua menjëherë në Spitalin e Librazhdit, por si pasojë e plagëve të marra ka  ndëruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të  aksidentit,  ku nga veprimet paraprake dyshohet se shkak  është lagështia në rrugë