I riu nga Haraçina humb jetën duke shpëtuar një fëmijë nga zhytja

0

B.L (22) nga Haraçina e Shkupit, para disa ditëve ka ndërruar jetë në plazhet e Greqisë, duke tentuar që të ndihmojë një fëmijë, i cili kërkonte ndihmë në det, njofton “nezavisen.mk”.

Ngjarja ka ndodhur kur fëmija ka pasur vështirësi gjatë notimit në det, ndërsa 22-vjeçari nga Haraçina ka qenë i pari që ka vrapuar ta ndihmojë, por fatëkeqësisht nuk ka arrtiur ta shpëtojë veten dhe pas disa minutas trupi i tij është nxjerrë nga deti.

Sot është bërë edhe varrimi i tij në varrezat e fshatit Mojanci, ndërsa ishte djali i vetëm i familjes Latifi.