Njoftim shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe bletarët e Strugës!

0

Njoftohen qytetarët dhe bletarët e komunës së Strugës se në territorin e komunës së Strugës më datë 05.07.2018 (të enjten) do të kryhet spërkitje nga toka ( teristike) për qëllim shfarosjen e mushkonjave.
Spërkitja do të kryhet nga ora 20.00 e deri në orën 06.00 me aparaturë të posaçme UV për spërkitje te ftohtë.
Dezinsektimi do të kryhet në të gjithë vendbaniminet në regjionin e komunës të Strugës.
I lusim bletarët te marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
Në rast se ka ndryshime moti ( shi, erë ) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme.
Zyra për marëdhënie me publikun
Komuna e Strugës