Ndihma e parë: Si të reagoni kur trupi i huaj ju ngelet në vesh

0

Nëse nuk reagoni me kohë, trupi i huaj në vesh mund të shkaktojë dhembje, infeksion dhe humbje të të dëgjuarit.

Të rriturit kryesisht ndiejnë sikur diçka u është mbërthyer në vesh, mirëpo fëmijët e vegjël shpesh nuk janë të vetëdijshëm se çfarë i shkakton këto simptoma, transmeton Telegrafi.

Nëse fëmijës tuaj apo juve ndonjë objekt u është mbetur në vesh, do të duhej të vepronit në këtë mënyrë:

– Mos provoni që objektin ta shtyni me shkopth për vesh ose me vatë, sepse rrezikoni ta fusni më thellë në vesh.

– Nxirreni objektin vetëm nëse e shihni qartë, nëse është i butë dhe i lakueshëm që të mundeni butësisht ta nxirrni me pincë.

– Përdorni ligjin e gravitacionit. Kthejeni kokën anash në mënyrë që objekti të bjerë.

– Lani veshin. Me ndihmën e shiringës dhe ujit të ngrohtë provoni ta nxirrni objektin nga veshi.

Vërejtje: Këtë mënyrë mos e aplikoni nëse dyshoni që është e shpërthyer membrana.

– Përdorni vajin nëse në vesh ka hyrë insekti. Lakojeni kokën ashtu që veshi në të cilin ndodhet insekti të jetë i kthyer lart dhe pikni vaj mineral, vaj ulliri apo vaj për bebe. Vaji duhet të jetë i vakët, assesi shumë i nxehtë.

Vërejtje: Këtë procedurë aplikojeni vetëm nëse është fjala për insektin. Kjo metodë nuk aplikohet nëse dyshoni që membrane është shpërthyer (shenjat që është shpërthyer membrana janë dhembja, gjakrrjedhja apo “zukatja” e veshit). /Telegrafi/