Beta karoteni, përbërës thelbësor për shëndetin e përgjithshëm

0

Beta karoteni, një nga përbërësit organik më të shëndetshëm, është esencial për mirëmbajtjen e vizionit të shëndetshëm, lëkurës rrezatuese dhe imunitetit të fortë.

Ai është krucial për rritjen e eshtrave, e gjithashtu për riparimin e indeve dhe lëkurës, transmeton Telegrafi.

Beta karoteni karakterizohet edhe si antioksidant vital për funksionimin e duhur të sistemit të imunitetit.

Konsumimi i rregullt i këtij përbërësi ndihmon në ruajtjen e qelizave nga dëmtimi.

Në thelb, beta karoteni është karotenoid – pigment i cili gjendet në burime të perimeve, kryesisht në karotë.

Në fakt, beta karoteni nuk është vlerë ushqyese por përbërës i cili shfrytëzohet nga trupi jonë për të krijuar vitaminën A.

Pasi që beta karoteni njihet si antioksidant dhe ka aftësi tejet të shëndetshme,  konsumimi i rregullt i këtij përbërësi është ndërlidhur shpesh me parandalimin e kancerit. /Telegrafi/