Takim mes përfaqësuesve të komunës dhe drejtoreve të shkollave

0

Sot, në ambientet e komunës së Strugës, shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi përgjegjës për arsimin sëbashku me kryesusin e këshillit komunal z. Resul Kaba zhvilluan takim informues me drejtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillore si dhe përfaësues të inspektoratit të arsimit. Në takim u bisedua në lidhje me gjendjen e shkollave si dhe detyrat dhe angazhimet që duhen bërë nëpër shkolla në lidhje me mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për vitin shkollor 2017/2018.
Poashtu në takim u diskutua që vendet e punës të cilat lirohen me pensionimin e ndonjë mësimdhënësi të plotësohen me ndonjë kuadër të ri arsimor me qëllim parandalimin e largimit te tyre nga vendi.
Njëkohësishtë vlen të theksojmë se mësimdhënësit para pensionimit paraprakisht do të kenë takim me përgjegjësin për arsim z. Dashmir Nasufi.