Ndiqet penalisht një tetovar, ka hapur profil fals në Facebook të një femre

0

Tetovari ka krijuar një profil të rrejshëm në Facebook të një femre nga Tetova, ka publikuar fotografi komprometuese nga ajo, pastaj e ka kërcënuar që të ketë kontakt intim me të, transmeton Almakos.

Për shkak të kësaj, gjegjësisht për shkak të kryerjes së veprës penale keqpërdorim të dhënave personale, SPB Tetovë ka ngritur një padi penale kundër 30 vjeçarit S.T. i cili veprën e ka kryer në muajin prill të këtij viti./Almakos/