Qeveria ndan 75 milionë dollarë për fondacionin Maarif

0

Një total prej 351 milionë lirash turke (75 milionë dollarë) janë përcaktuar për Fondacionin Maarif të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bën të ditur gazeta zyrtare turke, shuma do të transferohet në Fondacionin Maarif nga buxheti i Ministrisë Kombëtare të Arsimit.

Turqia ka themeluar Fondacionin Maarif (TMF) në vitin 2016 pas tentativës së grusht shtetit të dështuar, me qëllim që të marrë përsipër administrimin e shkollave jashtë shtetit të lidhura me organizatën terroriste FETO.

Që nga ajo kohë, ky fondacion po ashtu themeloi shkolla dhe qendra edukimi jashtë vendit.

FETO dhe udhëheqësi i saj i bazuar në SHBA orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 250 persona dhe 2.200 të tjerë të plagosur.

Organizata terroriste FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.