Shqiptarët ‘gjunjëzojnë’ serbët; Shaqiri ka kalon në avantazh helvetikët

0

Serbi-Zvicër 2: 1. Xherdan Shaqiri ka kaluar helvetikët në avantazh në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës për Grupin E në ‘Kaliningrad Arena’.

Ishte minuta e 52’ kur u vendos barazpesha në ndeshje, me një supergol të Granit Xhakës.

XHAKA WITH ONE OF THE BEST GOALS YOU WILL SEE THIS WORLD CUP. WHAT A STRIKE pic.twitter.com/jzRHsohYCA

— World Cup (@FlFAWC2018) June 22, 2018

Pasi barazoi në 1-1, Xhaka festoi duke bërë shqiponjën me grintë të jashtëzakonshme. Festa e madhe pasoi edhe në tribuna për këtë barazim i cili rikthen Zvicrën në lojë ndaj Serbisë.

Goli i parë për serbët u shënua me kokë në minutën e 5’ nga Mitroviç.

Në formacionet zyrtare të hedhur nga dy Kombëtaret, vihet re aktivizimi i Behramit te Zvicra nga minuta e parë, pavarësisht dyshimeve që ishin për të për shkakun e dëmtimit.

Ndërkohë, trajneri i Serbisë i ka besuar sërish nga minuta e parë majën e sulmit Mitroviç, edhe pse ky i fundit ka gabuar në shumë raste ndaj Kosta Rikës.