Aktivitete të shumta për “Ditën e Liqenit” në Strugë. Ja detajet!(Foto+Video)

0

Aktivitete të shumta për “Ditën e Liqenit” në Strugë!

Ditën e sotme janë zhvilluar një sërë aktivitetesh nga Komuna e Strugës në kuadër të “Ditës së Liqenit”.  Të pranishëm në këtë ativitet kanë qënë Kryetari i Bashkisë Pogradec dhe Sekretari i Komunës së Ohrit të cilët kanë mbajtur fjalën e rastit.
Më pas, sëbashku me Kryetarin Dr.Ramiz Merko kanë ndiekur koncertin e përgatitur me këngë dhe valle!
Pas mbarimit të koncertit, të pranishmit kanë vizituar dhe stendat e hapura nga biznese të ndryshme të Strugës, të cilat kanë prezantuar gatime dhe specialitetet e tyre!
Gjithashtu në aktivitet nuk mund të mungonte as ekspozita me fotografi të fotografit Strugan Faton Murati. Pjesë e ekspozitës ishin dhe minjatura të specjeve të liqenit të Ohrit.
Tjetër stendë e ekspozuar në aktivitet ishte dhe ajo e Kryqit të Kuq të Strugës!

Aktivitetin e ndoqën media nacionale dhe lokale, në Shqipëri dhe Maqedoni ku e vetmja risi në mediat e shkruara në Strugë ishte Portali Strugalajm.org i cili përcolli gjithë aktivitetin live dhe mundi të merrte në intervistë disa nga të ftuarit!

Posted by strugalajm.org on Thursday, June 21, 2018

Dita e Liqenit Live

Posted by strugalajm.org on Thursday, June 21, 2018

 

Fillon aktiviteti per Diten e Liqenit ne Struge!

Posted by strugalajm.org on Thursday, June 21, 2018

Dita e Liqenit ne Struge!

Posted by strugalajm.org on Thursday, June 21, 2018