MPJ e Maqedonisë i dërgoi notë MPJ-së greke se Marrëveshja është ratifikuar

0

Ministria e Punëve të Jashtme i dërgoi notë MPJ-së greke, me të cilën e njofton se Marrëveshja për zgjidhjen e kontestit për emrin është ratifikuar në Kuvend.

Pasi që ta marrin notën, autoritetet greke do t’i dërgojnë njoftim Këshillit të Evropës, në të cilin do të cekin se tashmë nuk ka pengesa për procesin e inkuadrimit të vendit drejt BE-së.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e nënshkroi dhe ia dërgoi Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes për nënshkrim presidentit, Gjorge Ivanov.

Ai ka afat prej shtatë ditëve të vendosë nëse do ta nënshkruajë Marrëveshjen, të cilën të dielën në Psarades e nënshkruan shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.