Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko takon Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të R.SHqipërisë Damjan Gjiknuri

0

Kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko takon Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë të R.SHqipërisë Damjan Gjiknuri



Kryetari i komunës së Strugës z. Ramis Merko takimet zyrtare i ka vazhduar dje(17.06.2018) në Peshkopi, duke e takuar Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Damjan Gjiknuri ku me të cilët ka biseduar për bashkëpunim ndër institucional.

Ministri Gjiknuri ka uruar kryetarin Merko për marrjen e detyrës së kryetarit të Strugës duke i dëshiruar suksese dhe ka kërkuar që gjatë pjesës së mbetur të vitit 2018 të organizojnë disa takime për të diskutuar për shumë projekte infrastrukturore të cilat do të ndihmojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Kryetari Merko ka përshëndetur dhe projektin e rrugës së Arbërit dhe ka siguruar ministrin që së shpejti do të zhvillohen disa takime për të ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Strugës dhe Pogradecit.