Armand Braho: Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, vendit I cili eshtë familja ime e madhe!

0

Pasuria më e madhe për njeriun është MESIMI, një fjalë profetike
e cila citohet dhe në librat e shenjtë. Pra unë kam vendosur që këtë dhuratë të shenjtë ta marr nga Universiteti Ndërkombëtar I Strugës, një institucion arsimor I cili ka ç’ofron për studentët.
Nje vit në UNS ndryshon në shumë aspekte nga një universitet tjetër, kënaqësitë që të japin personeli dhe studentët janë të pa përshkrueshme.
Vend I cili formohen miqësi të reja, lind rivalitet, merren dije, kalohen sfida, gjen përkrahje, takon figura të njohura dhe personalitete nuk mund të jetë tjetër veç se UNS.
Një pjesë e rëndësishme e jetës sime po kalohet në këtë universitet, mund të thuhet pjesë tepër e rëndësishme që ka në dorë të ardhmen time . Kalitje profesionale për një të ardhme të suksesshem
Një gjë e cila mundësohet nga Dashamiresia që kanë pothuajse të gjithë për njëri-tjetrin.
Procesi I të nxierit të liderave dhe drejtuesve që vazhdon dhe vazhdon çdo vit dhe më shumë.
Dhe kush universitet tjetër ti ofron këto vec Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, vendit I cili eshtë familja ime e madhe! (Armand Braho)