Zbulim i madh në Mars? NASA konferencë të jashtëzakonshme

0

NASA do të mbajë një konferencë për shtyp këtë të enjte, për zbulimet e saj të fundit nga planeti Mars.

Agjencia hapësinore zbuloi disa detaje rreth asaj që do të ndodhi të enjten, ku “diskutimi live” do të shfaqi “rezultatet e reja shkencore nga roveri i NASA’s Mars Curiosity”.

Vetë NASA është mjaft e heshtur për atë që ka zbuluar për planetin e kuq, por konfirmohet se ka të bëjë me “rezultatet e reja shkencore nga roveri i Nasa’s Mars Curiosity”.

Sipas NASA-s, diskutimi shkencor i së enjtes do të drejtohet nga Michelle Thaller, asistent drejtor i shkencës për komunikimet në Divizionin e Shkencave Planetare të agjencisë.

Curiosity u ndërtua për të mbledhur prova nëse në planetin e kuq ka jetë, ka pasur ujë, dhe studion gjeologjinë dhe klimën e Marsit.

Ndoshta “rezultatet e reja shkencore” nga Curiosity lidhen me jetën marsiane, pasi NASA nuk ka folur rreth planetit të kuq në revista shkencore.

Gjithçka do të zbulohet ditën e enjte.