Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramiz Merko realizo takim me përfaqësuesin e lartë shtetëror Austriak Prof.Dr.Wolfgang Petrisch

0

Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramiz Merko realizo takim me përfaqësuesin e lartë shtetëror Austriak Prof.Dr.Wolfgang Petrisch

Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramiz Merko gjatë qëndrimit të tij në Vjenë të Austrisë, është takuar edhe me Prof.Dr.Wolfgang Petrisch, i cili ne rajonin tonë njihet si negociator i bisedimeve paqësore në Rambuje të Francës për çështjen e Kosovës në vitin 1999-të.

Ndërkohë vetëm para disa javësh Prof.Petrisch ndodheshte në qytetin e Strugës, respektivisht në Universitetin Ndërkombëtar në Strugë ku ai edhe mori titullin “Professor Emeritus”, ku ai gjithashtu bëri edhe një leksion të gjatë lidhur me gjendjen aktuale të R.së Maqedonisë dhe vendeve të rajonit në integrimet e tyre në Unionin Europian.

Dr. Petrisch si një mik i qytetit të Strugës, i sigurojë z.Merko që në të ardhmen do të jetë në dispozicion të Komunës së Strugës lidhur me këshillimin që ai nëpërmjet kapaciteteve që ai posedon të realizoj në rritjen dhe zhvillimin ekonomiko-social të Komunës së Strugës, siç tha ai një qytet piktureskë me shume kapacitete të arsyeshme turistike që mund të çojnë shumë përpara këtë qytet.

Z.Merko e falenderoj Prof.Dr.Wolfgang Petrisch-in duke i siguruar qe Struga është edhe qytet i tij dhe se çdo këshillë dhe sygjerim lidhur me ndonjë projekt serioz që do ta rriste ekonominë dhe zhvillonte më shumë qytetin e Strugës, do të ishte e mirëseardhur.