Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së drejtorit të NPN Proaqua-Strugë

0

Bëhet pranim dorëzimi i detyrës së drejtorit të NPN Proaqua-Strugë

Sot në ambientet e NPN Proaqua-Strugë, tashmë ish-drejtori i NPN Proaqua- Strugë, Doc.D-r Vait Ajro i ka dorëzuar detyrën e drejtorit, Prof.D-r Jeton Shaqiri.

Në një takim të shkurtër të dy bashkëbiseduesit biseduan për sfidat dhe çështjet kryesore të cilat preokupojnë NPN Proaqua-Strugë.

Ish-drejtori V.Ajro ka uruar për detyrën e re, drejtorin J.Shaqiri. Ndërsa drejtori i ri i NPN Proaqua-Strugë J.Shaqiri, falënderoi ish-drejtorin V.Ajro për punën që ka bërë në këtë drejtori gjatë kohës që ka qëndruar si drejtor.
Gjithashtu www.strugalajm.org mëson nga burime të përafërta të BDI-dega Strugë, se Doc.D-r Vait Ajro është njëri nga emrat që ka mbështetjen e kryetarit Ramiz Merko për të marrë ndonjë post të ri në qeverisjen qendrore.