Çka duhet të dini për finalen Real Madrid – Liverpool?

0
Sezoni 2017/2018 në Ligën e Kampionëve sonte shënon fundin.

Real Madrid dhe Liverpool do të kërkojnë lavdinë evropiane në sfidën që fillon nga ora 20:45.

Liverpool që rikthehet në një finale të Ligës së Kampionëve pas 11 viteve, do të synojë të çojë trofeun në Angli, për të rrëzuar nga froni kampionët e dy viteve të fundit, Real Madridin.

Lajmi.net ju sjell disa detaje të rëndësishme të kësaj finale.

Kur dhe ku luhet finalja?

Finalja mes Real Madrid dhe Liverpool fillon nga ora 20:45 dhe luhet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Është stadiumi ‘Olimpik’ i Kievit nikoqir i kësaj finale.

Ky stadium ka një kapacitet prej 70 mijë ulëseve dhe në ndeshje futbolli reduktohet në 63 mijë. Në këtë stadium është luajtur edhe finalja e Kampionatit Evropian e vitit 2012, ku Spanja mposhti 4:0 Italinë.

Në kërkim të cilit titull të Ligës së Kampionëve janë Real Madrid dhe Liverpool?

Real Madrid janë në kërkim të titullit të 13 në histori të klubit. Të tretit në tri vitet e fundit dhe të katërtin në pesë vitet e fundit.

Në anën tjetër, Liverpool po kërkon titullin e gjashtë  të kësaj gare.

Formacionet e mundshme:

Real Madrid (4-3-1-2): Keylor Navas; Carvajal, Varane, Sergio Ramos, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos; Isco; Bale, Cristiano Ronaldo.

Liverpool (4-3-3): Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané./Lajmi.net/