Intervistë: Studentja nga Shqipëria që zgjodhi Strugën, ja arsyet e saj…!

0

Universiteti Ndërkombëtar I Strugës e ka tejkaluar territorin e Maqedonisë. Sot në të studiojnë qindra student nga Shqipëria të cilët nuk ngurojnë të japin për të vlersimet maksimale. Ndër ta student është dhe vajza nga Librazhdi, Borana Qytyku student ekselente e rritur në Greqi, e cila ja ka besuar të ardhmen e saj Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.
Në një intervistë të dhënë për strugalajm.org ajo e ka vlersuar UNS-në si familjen e saj që po e përgatit për të ardhmen.

Intervista e Plotë:

Borana, ju zgjodhët të studioni në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, pse ja besuat të ardhmen këtij universiteti?

Të zgjedhësh Universitetin Ndërkombëtar të Strugës për të studiuar është hapi bazë I të ardhmes.
Unë zgjodha këtë institucion arsimor si hap të parë I të ardhmes dhe asaj që më pret më tej.  Besova në stafin akademik dhe në cdo gjë që ky universitet ofron, duke përfshirë programet që na ndihmojnë si dhe formën akademike dhe atë ekonomike.

Konkretisht mund të na flisni për stafin dhe programin që ky universitet ju ofron, ju studentëve?

Bëhet fjalë që pranë universitetit janë petagogë dhe asistentë ndër më të mirët në vend, përkushtimi I tyre është maksimal. Gjithasht dhe orët e leksioneve jo vetëm që janë të plota, por dhe ka dhe orë shtesë që na ndihmojnë në për të ecur më tej me programin mësimor.
Bëhet fjalë edhe për bursa studimore. Unë konkretisht jam studente me bursë meritore që më ndihmon mua te kem një kosto më të lehtë për të paguar, për vitin akademik.
Gjithashtu është program Erasmus ku unë kam aplikuar, për shkëmbim studimi, për baza më të plota akademike dhe Word and Trave program ky që të lejon të punosh në SHBA. për të nxier shpenzimet për studimet.  Këto janë programe më plotësojnë në bazat e karierës sime dhe të nxier shpenzimet e plota të universitetit.

Në fakt, doja të dija pak dhe mbi praktikën mësimore që ju bëni në kuadër të profilit që ju keni zgjedhur?

Kam zgjedhur të studio kriminalistikë dhe dedektiv. E para, në shqipëri nuk ka një shkollë që më nxierr të profilizuar në këtë drejtim. Ndërsa pjesa e praktikës është një ndër arsyet më themelore të këtij drejtimi. Janë tre orë në javë praktikë fizike dhe pjesa e gjuajtjes me armë të vërteta në pligon.  Nuk mund të mungoj praktika në institucione shtetërore që janë zakonisht në formën e udhëtimeve dhe vizitave. Dhe praktika verore që bëhet konkretisht në institucione shtetërore falë të cilave ne dalim të plotësuar në mënyrën akademike dhe profesionale.

Përvec pjesës së universitetit, unë dua të dij ku banoni ju studentët në Strugë, a ken indo një konvikt të siguruar nga Universiteti Ndërkombëtar I Strugës, apo privatisht mundoheni për të gjetur ambiente strehimi?

Kjo është politikat bazë të uiversitetit.
Akomodimi është I përfshirë në pagesën e universitetit, që do të thotë është falas.
Janë hotele studentësh që kanë marrveshje me universitetin. Ne paguajmë vetëm 1.6 euro në ditë, kosto kjo për pastrim, ujë, drita, internet. Pjesa tjetër përfshihet në pagesën Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.

Duke pasur parasysh që kostua për strehim qënka e përfshirë në pagesën e universitetit, ambientet ku ju streoheni a I plotësojnë të gjitha kushtet?

E para, nga fakti që ne dimë në Strugë ka një klimë të ftohtë në dimër.
Ngrohja është e para që nuk mungon kurrë, përfshihen ambiente gatimi, studimi dhe një akomodim mëse I plotë ku vërtetë studentët ndihen mëse rehat dhe të kënaqur në këtë pjesë.

Shpesh herë unë kam ndiekur aktivitetet që zhvillon UNS, mund të na flisni pak për to?

Nuk janë shpesh herë, por janë cdo javë. Janë aktivitete më kulturë sportive, akademike, kulturore etj. Duke përfshirë dhe udhetime jashtë apo brenda vendit. Kjo është një arsye e cila na shtyn ne studentë të mos mungojmë në universitet, falë këtyre aktiviteteve. Funksionon gjithashtu grupi IUS VISION I cili është krijuar nga një grup studentësh që mërret me të ftuar special, njërëz akademik, figura publike, aktivitete pa fund, lojra etj.

Nuk mund të rija pa ju pyetur për Strugën, si është si qytet dhe ç’far veconi në të?

Në Strugë kam gjetur cdo gjë që doja doja të thoja, që në fillim kisha mundësi studimi dhe në vende të tjëra, por për pjesën e ngrohtësisë që të ofron UNS dhe Struga nuk do e zëvëndësoja me tjetër vend. Është një qytet I vogël por që të kompleton.

Sa do ja rekumandonit dikujt Universitetin Ndërkombëtar të Strugës?

Do ja rekumandoja gjithkujt, cdo maturanti të vazhdoj atë që do pa u ndikuar dhe do I rekumandoja UNS-në cdo kujt që do të mësoj dhe që kërkon një karierë të sigurtë.
Unë jam pjesë e UNS dhe jam pjesë e nje familje të madhe që na pregatit për të ardhmen.

Të falenderoj për intervisten dhe ju uroj suksese të metejshme!

Përgatitur nga Gazetari Armand Braho