Shtetasi i Shqipërisë në Ramazan vjedh një xhami në Tetovë

0

SPB Tetovë ka ngritur një padi penale kundër A.A.(24) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ vjedhje e rëndë” dhe “ vjedhje”, transmeton Almakos.

Gjatë vitit 2016 në xhaminë “Tabana” në rrugën “Mirce Acev” në Tetovë, i padituri, së bashku edhe me një person tjetër, duke përdorur forcën fizike e ka hapur arkën e donimit ku ka vjedhur rreth 8.000 denar.

Me 16.05.2018 në xhaminë e njëjtë, i padituri, së bashku edhe me një person tjetër, nga një arkë prej metali që ka qenë e hapur ka vjedhur nga 3.000 deri në 8.000 denar./Almakos/