SHKUP: NGRITET NJË PADI PENALE KUNDËR NJË DILERI DROGE

0

SPB Shkup ka ngritur një padi penale kundër T.T.(18) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për tregti me drogë, transmeton Almakos.

Me 13 maj të këtij viti rreth orës 14.20 në rrugën “Maxhari 2” në Shkup, zyrtarët policor gjatë kontrollit të T.T. kanë gjetur dhe konfiskuar 196.4 gram marihuanë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e T.T., janë gjetur dhe konfiskuar shishe me përbërje droge./Almakos/