Aleanca e propozon për Guvernator, Gazmend Kadriu haberin nuk e ka…

0

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e Ziadin Selës, në prag të zgjedhjes së guvernatorit të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë javën e ardhëshme do të zyrtarizojë edhe kandidaturën e kësaj partie për guvernatorë.

Propozimi i ASH-së për guvernatorë të Bankës Popullore të Maqedonisë ëshë Gazmend Kadriu, propozim që ky nga dita e hënë pritet edhe zyrtarisht të hyjë në procedurë parlamentare.

Aleanca për Shqiptarët se propozimi i tyre është më i mirë edhe nga ai i presidentit Ivanov që ka propozuar guverantorin aktual, Dimitar Bogov edhe për një mandat edhe se ai i BDI-së e që është ish-ministri i ekonomisë dhe këshlltari aktual i kryeministrit, Fatmir Besimi.

“Po, Gazmend Kadriu është propozimi ynë. Së shpejti do të zyrtarizohet. Nuk ka kuadër më të përgatitur se ai, as shqiptar e as maqedonas në sferën e sistemit bankar. Pas të hënës do të fillojmë edhe procecisn e zyrtarizimit të propozimit tonë”, ka thënë Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së.

Ndërkohë që në anën tjetër sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, Gazmend Kadriu as që është njoftuar nga dikush lidhur me propozimin e ndonjë partie apo nga dikush për guvernator të Bankës Popullore e madje të njejtat burime thonë se Kadriu këtë post nuk e dëshiron e as nuk e ka ndërmend të pranojë.

Për t’u zgjedhur guverantor i BP-së duhen 61 vota apo shumicë e thjeshtë, derisa guvernatori aktual Bogov mban këtë post që në muajin mars të vitit 2011 me 62 votat e vetme të VMRO-së.