Shumë vendbanime të Shkupit nesër në terr

0

Nga ora nëntë deri në orën 12 nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të lagjes “Meçkin Kamen” nga nr. 31 deri në nr. 45.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 11 nesër pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Vasil Glavinov” ndërtesa nr. 3, ndërsa nga ora 11 deri në orën 15 një pjesë e banorëve të rrugës “Lubica Georgieva”, “Budimpeshtanska” dhe “Joakim Osogovski”.

Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 11 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Boris Trajkovski” mbi fabrikën e qelqit, ndërsa nga ora 13 deri në orën 15 një pjesë e banorëve të fshatit Sonje e Epërme.

Në periudhën nga ora 8:50 deri në orën 10:50 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e Karaormanit dhe MZT Pumpi, ndërsa nga ora 10:50 deri në orën 12:50 barnatorja “Simona”, të gjitha në komunën e Gazi Babës.

Pa energji elektrike nga ora 9 deri në orën 11 nesër do të jenë konsumatorët e rrugës “Kozle”, nën rruga 6 rreth numrit 9 dhe të tjerat në komunën Karposh. Nga ora 10:30 deri në orën 11:30 nesër pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Sopishte, mbi unazën. Siç informon QRMK-Shkup, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem.