Real vrastar, përmbys Bajernin dhe prek finalen e Kievit

0

Reali i Madridit doli fitimtar në aktin e parë të gjysmëfinales në Champions League, përballë Bajernit të Mynihut. Madrilenët përmbysën rezultatin, dhe në fund e mbylli me shifrat 1-2.

Ishte Kimish ai që zhbllokoi shifrat, në minutën e 28-të, pas një përgjumje të lojtarëve të Realit. Por, pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, ishte Marselo që me një të majtë të bukur, barazoi shifrat.

Më pas, në të dytën, pas një gabimi të Rafinjas, Reali përfitoi më së miri dhe me një kundërsulm vrasës shënoi me Asension. Bajerni u penalizua dhe nga dëmtimet në këtë sfidë, me Roben dhe Boateng që lanë fushën e lojës të dëmtuar. Tashmë, gjithçka do të vendoset në gjysmëfinalen e kthimit në Bernabeu.

Bajern Mynih-Real Madrid 1-2

Mbyllet takimi.

67′ Dëmtohet edhe Karvajal. Në fushë Benzema.

57′ GOOL Asensio shënon me një kundërsulm vrastar.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Bajern Mynih-Real Madrid 1-1

45′ 2 minuta shtesë.

Reali

44’ GOOOL Marselo barazon shifrat, me një të majtë të bukur nga hyrja e zonës, që lë të shtangur portierin Ulrish.

34′ Tjetër dëmtim te Bajerni. Lë fushën Boateng, futet Niklas Sule.

28′ GOOOL Shënon Xhoshua Kimish pas një përgjumje të ekipit të Realit.

6′ Dëmtohet Roben. I lë vendin Tiago Alkantarës.

FORMACIONET

bajern real formacionet