Kredi për biznese me kamatë deri në 2.9 % (VIDEO)

0

Qeveria e përkushtuar në krijimin e biznes klimës dhe ta afroje vendin në BE dhe në NATO integrimet, porositi kryeministri Zoran Zaev, transmeton Almakos.

“Qëllimi i ynë është sigurimi i investimeve financiare për zhvillim afatgjatë të Republikës së Maqedonisë dhe jetë më cilësore të qytetarëve. BE-ja dhe NATO-ja për Maqedoninë janë demokracia, sundimi i të drejtës dhe të drejtat e liritë e njeriut, por para së gjithash janë ekonomia dhe jeta më e mirë për të gjithë. Për investitorët janë një tregues i mirë se vendi është stabil dhe po ecë në drejtimin e duhur”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se pas heqjes së pengesave të perspektivave euroatlantike kanë nënshkruar 10 marrëveshje me investitor të rinj, ndërsa në proces bisedimesh janë edhe me 200 tjerë.

Zaev premtoi 100 milion euro për zhvillimin e bizneseve ku tha se kreditë për biznes nuk do të kanë kamatë më të lartë se 2.9 %./Almakos/