Çfarë thoni, a është kjo e vërtetë: Meshkujt dhe femrat mund të jenë “vetëm” miq

0

Meshkujt dhe femrat nuk mund të jenë vetëm miq, sepse fjala është për çastin kur do të eskalojë joshja seksuale edhe te femra, edhe te mashkulli, thonë ekspertët.

Në një hulumtim, të bërë në Universitetin Wiskonsin, kanë marrë pjesë 88 miq meshkuj-femra të moshës së re, të cilët i janë përgjigjur pyetjes lidhur me këtë marrëdhënie, transmeton Telegrafi.

Pothuajse të gjithë meshkujt e anketuar, pa marrë parasysh a kanë lidhje tjetër apo jo, kanë pranuar se miket e tyre i konsiderojnë joshëse. 85 për qind e vajzave kanë zbuluar që ndiejnë diçka më shumë se miqësia ndaj mikut të tij.

Ekspertët thonë se femrat vendosin që të krijojnë miqësi me meshkujt më së shpeshti në momentet kur kanë ndonjë pakënaqësi me lidhjen aktuale, apo me statusin e tyre emocional. Varësisht nga shkalla e pakënaqësisë, luhatet edhe niveli i miqësisë.

Edhe studime tjera të shumta vërtetojnë se një femër dhe një mashkull nuk mund të kenë kurrë një miqësi të pastër, megjithëse mund të shtiren sikur e kanë një të tillë.

male___female_stock_1_by_katanaz_stock

Siç raporton “Science.Mic”, një studim i “Evolutionary Psychology Journal”, ka një arsye themelore pse nuk mund të kemi miqësi të pastër me një femër.

Duket si stereotip, por meshkujt mendojnë gjithmonë për seksin!

Të dy palët ngatërrojnë mesazhet: femrat i marrin mesazhet seksuale si miqësore ndërsa meshkujt çdo mesazh miqësor e shohin si një ftesë për seks.

Studimi i kryer në Normandi mori 308 persona midis moshës 18 deri në 30 vjeç. Ata u pyetën lidhur me marrëdhëniet miqësore dhe seksuale që kishin patur gjatë jetës së tyre. Meshkujt i keqinterpretonin 3,4 më shumë se femrat mesazhet që u vinin.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që miqësia është e pamundur. Femrat dhe meshkujt mund të jenë miq të mirë, por mënyra e interpretimit të mesazheve mund të shkaktojë probleme dhe situata të pazakonta. /Telegrafi/