Avokati i Popullit evidenton mbi një mijë shkelje të drejtave të njeriut

0

Avokati i popullit vitin e kaluar ka regjistruar gjithej 1137 sheklje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, prej të cilave në 970 raste është pranuar intervenimi i tij. Për 104 raste të shkeljeve procedura është në zhvillim e sipër, ndërsa në 63 raste janë shteruar të gjitha mundësitë ligjore nga qytetarët.

Ky është bilanci i raportit të të Avokatit të popullit për vitin 2017, për të cilën sot diskutoi Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Në raport Avokati i Popullit i ka propozuar Kuvendit dhe Qeverisë gjthësej  71 masa në 20 fusha, zbatimi i të cilave do të përmirësonin nivelin e respketimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë.

Zëvendësja e Avokatit të popullit, Vaska Mustafa, u ankua se shkeljet më të shpeshta bëhen me procedurat për marrjen e shtetësisë së Maqedonisë. Personat që i plotësojnë kushtet për marrjen e shtetësisë, për shkak të procerdurave të shumta burokratike nuk mund të realizojnë të drejtën e shtetësisë.

Ajo ka kërkuar rishqyrtimin e procedurave në lëndët e Prokuroria Speciale Publike kundër ish zyrtarëve të lartë të policisë, sepse hetimet dhe sjellja e vendimeve janë joefektive. Sipas saj, gjykatat më shumë kohë shpenzojnë në plotësimin e lëndëve se sa me procedimin e tyre.

Vitin e kaluar janë shkelur edhe të drejtart e fëmijëve, personave me hendikep si dhe mohimi i të drejtës për sigurim pensional dhe invalidor dhe sigurimin shëndetësorë.

Komisioni diskutimin për raportin e punës së Prokurorisë Publike Speciale në vitin e kaluar e ka shtyrë për të hënën për shkak se deputetët kanë kërkuar më shumë kohë për ta lexuar dhe anlizuar.

Raporti për punën gjashtëmujore të PSP nga 15 marsi është publikuar në faqen zyrtare këtij institucioni.