Lëshohet bono shtetërore 30-vjeçare në tregun e kapitalit të Maqedonisë

0

Për herë të parë në tregun e  kapitalit të Maqedonisë është lëshuar bono shtetërore me afat skadimi prej 30 vjet. Është shitur në vlerë prej një miliard e 200 milionë denarë apo 19,5 milionë euro, që paraqet gjysmën e kërkesës nga ana e investuesve. Norma e interesit është 4,85%, kumtoi Ministria e Financave.

Kjo, siç theksojnë nga Ministria, është sinjal për besimin e investuesve në ekonominë e Maqedonisë, sepse kufizimi i rritur, gjegjësisht koha për kthim të mjeteve, tregon në besimin e rritur.

Besim i madh, theksojnë, u tregua edhe përmes kërkesës së rritur për dyfish të investuesve për bonon 30-vjeçare lidhur me vlerën e ofruar nga Ministria e Financave.

Maqedonia, krahas Sllovenisë është vendi i vetëm në rajon e cila e ka lëshuar bonon 30-vjeçare. Më afër deri në këtë kufizim në rajon kanë ardhur anëtaret e Bashkimit Evropian – Bullgaria e cila ka lëshuar bono 20-vjeçare dhe Kroacia ku afati më i gjatë në të cilin është lëshuar bono shtetërore është 13 vjet.

Bono me afat skadimi prej 30 vjet kanë vendet si Gjermania dhe SHBA-ja. Bono me afat më të madh ka lëshuar Austria, gjegjësisht bono 100-vjeçare.

“Ekonomia e Maqedonisë është përsëri në shtegun e vërtetë. Treguesit ekonomik tregojnë për lëvizjen e saj. Rekomandimi  i pakushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, politika e mirë fiskale dhe përmirësimi i vlerësimit të agjencisë kreditore “Fiç” për Maqedoninë, flasin mjaftueshëm për rrugën nëpër të cilën lëvizim. Në bazë të gjithë kësaj mund të dalim në treg me instrument si bono shtetërore 30-vjeçare, që tregon për besimin e fuqishëm të investitorëve. Kjo gjithashtu është tregues se ekonomia e Maqedonisë tashmë synon drejt një niveli më të lartë”, thotë ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Investitorë në bonon shtetërore 30-vjeçare janë shoqëritë pensionale private dhe kompanitë e sigurimeve.

Sipas Ministrisë së Financave, krahas besimit, dhënia e letrave afatgjate me vlerë e zvogëlon rrezikun e refinancimit të borxhit publik. Kështu, nëse në mars 2012, 92 për qind e letrave shtetërore me vlerë të lëshuara kanë qenë afatshkurtra, ndërsa tetë për qind janë me afat më të madh, në mars të vitit 2018 ky raport është 40 për qind letra me vlerë në afat të shkurtër kundrejt 60 përqindve në afat të gjatë.