“Digjitalizimi i administratës në Maqedoni do të bëhet së shpejti”

0

Rritja e ofertave elektronike për qytetarët e Maqedonisë nga administrata e shteti do të bëhet përmes ndryshimit të kornizës ligjore. Bazë për ofrimin e këtyre shërbimeve, siç ka njoftuar të premten, Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, do të jetë regjistri qendror për popullatën. Digjitalizimi i plotë i institucioneve, nga ministri Mançevski, u paralajmërua edhe në Samitin Digjital që ditë më parë u mbajt në Shkup. Fillesa e procesit të digjitalizimit të organeve shtetëror, pritet të jetë Regjistri i popullatës, për të cilën nga MASHI, kanë njoftuar se nuk lidhet me regjistrin e banorëve në vend. Mirëpo, Biljana Bejova, nga shoqata jo qeveritare “Infocentar”, ka paralajmëruar se në të ardhmen ndonjë regjistrim tjetër do të realizohet përmes ndihmës digjitale të regjistrave popullatës dhe në këtë mënyrë aspak nuk do të nevojitet puna në terren.

“Me rëndësi për Maqedonin është të ketë regjistër të popullatës, për të dhënat e tyre, për vendbanimet, për komunitetin e biznesit, me çka të gjithë regjistrat duhet të sinkronizohen mes vete dhe në këtë mënyrë të ekzistojnë të dhëna më cilësore. Në disa vendbanime evropiane regjistrimi i popullatës bëhet përmes këtyre regjistrave, megjithatë edhe në Gjermani, 10 për qind e regjistrimi të popullatës duheshe të bëhej përmes punës në terren”, tha Bejovska. Përvoja nga pastrimi i listës zgjedhore, sipas saj, tregoi se regjistrat aktual nuk janë të plotë dhe se të njëjtit nuk mund të sinkronizohen.

Lidhjen e këtyre regjistrave, me regjistrimin e popullatës, kategorikisht e ka refuzuar ministri Mançevski, duke shtuar se bëhet fjalë për lloj tjetër të operimit.

“Regjistri digjital (elektronik) i popullatës është i bazuar në shërbime digjitale të qytetarëve. Ne jemi në fazë të krijimit të cilësisë teknike të regjistrimit, për momentin jemi duke e përpunuar vendimin ligjor. Ndërkohë për disa muaj do të promovojmë një portal të ri të shërbimeve elektronike”, tha Mançevski. Ky lloj i servisit, sipas MASHI, do të siguroi shërbime më të lira dhe më efikase të qytetrëve, respektivisht në ligjin e cili është duke u përgatitur pritet të përfshihen edhe ndërmarrjet komerciale.

Përderisa MASHI, është në përgatitje të propozim ligjit për këto lloje të regjistrave, nga atje njoftojnë se janë duke u shqyrtuar informacionet bazë të qytetarëve që pritet të përfshihen në këtë regjistër, ku pritet të caktohet 17 të dhëna, siç janë emri, mbiemri, vendi i lindjes, data e lindjes e kështu me radhë. Koha dhe kostoja e këtij projekti të MASHI, ende nuk dihen, megjithatë ministri Mançevski, theksoi ky regjistër nga aspekti softuerik dhe harduerik, pritet të arrij vlerën e 700 mijë eurove, prej të cilëve 500 mijë janë siguruar nga BE-ja. /koha/