Zaev për France-Press: Asnjëherë më afër një zgjidhjeje me Greqinë, dështimi nuk do të thotë fundi i botës

0

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev shprehu besimin se vendi nuk ka qenë kurrë më afër arritjes së një zgjidhjeje për emrin me Greqinë.

Ai në një deklaratë për agjencinë France Press, shtoi se dështimi eventual “nuk do të thotë fundi i botës”.

– Unë besoj se ne kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira për arritjen e një zgjidhje të plotë që do të zgjasë përgjithmonë – theksoi Zaev, duke shtuar se në qoftë se “mosmarrëveshja nuk zgjidhet, nuk do të thotë fundi i botës.

Kryeministri Zaev vuri në dukje se Maqedonia do të vazhdojë “programin evropian në një mënyrë apo në një tjetër”.

Kryeministri Zaev tha se shumë nga mosmarrëveshjet në lidhje me emrin e Maqedonisë është zgjidhur, por nuk dëshiron të zbulojë detajet e negociatave, sepse “ajo mund të rrezikojë procesin.”

Maqedonia kohët e fundit ka marrë rekomandime nga Komisioni Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.