Tetovari kapet me drogë

0

Më datë 20.04.2018 prej orës 17.30-18.30,  me urdhër gjyqësorë, të gjykatës themelore Tetovë, nga ana e Zyrtarëve të Policisë nga Stacioni Policorë Tetovë, është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapsirat ndihmëse të personit me iniciale M.N. 22vjeç nga Tetova, për shkak të dyshimit të arsyeshëm, se i njëjti ka kryer Vepër Penale sipas nenit 215 të Ligjit Penal të R.së Maqedonisë, ,,Prodhim të pa autorizuar dhe lëshimit ne treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, njofton policia e Tetovës.

Nga kontrolli i kryer, janë gjetur më shum mjete të cilat janë marur, dhe janë dorëzuar për  ekspertizë. Personi M.N. është privuar nga liria (arrestuar), dhe po  punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, ku edhe do të inicohen padi adekuate.

Për rastin është informuar edhe prokurori publik.