“Maqedonia e vetme”: Sheqerinska përgaditet të dërgon ushtarë në Siri kundër Rusisë

0

Partia “Maqedonia e vetme” përmes një komunikate drejtoi kritika të ashpra drejt ministres për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska, që kinse ka realizuar takim të fshehtë me Ambasadorin Xhes Bejli, e cila shprehu gatishmëri që ti transferon ushtarët maqedonas nga Avganistani në Siri për nevojat e SHBA-së në luftë kundër Rusisë, transmeton Zhurnal.

“Bëhet fjalë për 44 persona të ARM-së të cilët në korniza të operacionit të udhëhequr nga NATO për momentin qëndrojnë në Avganistan. Maqedonia e vetme pyet Sheqerinskën se a është e vetëdijëshme se në çfarë aventure të rrezikshme po hy me dërgimin e ushtarëve maqedonas që të shërbejnë kundër Rusisë në luftën e re botërore që po e përgaditë SHBA-ja. Për Maqedoninë e vetme është e ditur se Sheqerinska dhe të tjerët nga partia “Varrim për Maqedoninë” e përbërë nga VMRO-DPMNE dhe LSDM do të dënohen ashpër nga patronët e tyre të huaj nëse nuk i përmbushin detyrat kundër Maqedonisë dhe Maqedonasve pasi që më parë janë të korruptuar dhe të blerë pikërisht nga këta mentorë të huaj”, kumtuan nga partia e Janko Baçev.