FOTO/ Gati për sulmin, anijet dhe avionët amerikanë sundojnë Mesdheun Lindor…

0

Ashtu siç paralajmëroi edhe presidenti Trump, SHBA-të janë duke u përgatitur për një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake të presidentit sirian Bashar al Asad pas sulmit me gaz helmues ndaj civilëve disa ditë më parë.

Mediat raportojnë për një rritje të ndjeshme të prezencës ushtarake amerikane në Mesdheun Lindor me anije nga deti dhe avionë që patrullojnë nga ajri

Në fotot e mësiperme janë lëvizjet e një avioni vëzhgues amerikan tip “Poseidon” që patrullon pranë hapësirës ajror siriane në detin Mesdhe, ndërsa ka dalë edhe harta e prezencës së shtuar amerikane në rajon.

Krahas destrojerit “USS Donald Cook” që pritet të lëshojë raketat tomahawk, në zonë gjendet edhe një nëndetëse amerikane si edhe aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman” sëbashku me dy anije franceze dhe britanike.

Ndërkohë, nëse do të jetë e nevojshme, SHBA do të angazhojë edhe avionët bombardues B2 që mund të bëjnë një flurturim nga kontinenti amerikan për në objektiv dhe të kthehen sërish pa u ulur në tokë.