“Dopjo” e Ibrahimit e çon Shkëndijën në finale të kupës për herë të tretë (Video)

0

Shkëndija do të luaj, për herë të tretë, në finale të kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mposhti Renovën me rezultat 2-0, të mërkurën pasdite në Tetovë. Rezultati i përgjithshëm është 3-1. Të dy golat për kuqezinjtë i shënoi Besart Ibraimi në minutën e 49-t nga gjuajtja e lirë dhe nga penalltia në të 61-ën.

Finalja do të luhet të maj të këtij viti kurse e njëjta do të jetë një reprizë me atë të vitit kaluar shkaku se në finale përveç Shkëndijës është plasuar edhe Pelisteri. Ekipe këto që u përballen edhe vitin e kaluar.